• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e “Venecias” takim me anëtarët e Komisionit Hetimor

Lajme, Të fundit



Ekspertët e delegacionit të Venecias po zhvillojnë një takim me anëtarët e Komisionit Hetimor, të ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Pas përmbushjes së kësaj agjende të ngjeshur takimesh me zyrtarë të vendit, në kuadër të misionit faktmbledhës, Delegacioni i “Venecias” do të kalojë në fazën e dytë që parashikon verifikimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Metës.

Më pas, në një sesion plenar të parashikuar për t’u mbajtur më 11 tetor, pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin, ku do të jepet opinioni i kërkuar për çështjen në fjalë.

Megjithatë, edhe nëse nisma për shkarkimin e Metës do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend, duke u miratuar me 94 votat e nevojshme, ky nuk do të jetë hapi fundor. Hallka vendimmarrëse përfaqësohet nga Gjykata Kushtetuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *