• |
ide | kryesore

“Lajthit” Vuçiç: Po shkoj në Vatikan t’i lutem Papës të mos e njohë Kosovën

Lajme, Planet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Vatikan, për t’i kërkuar kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku, mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë shkoj te Papa në Vatikan për ta lutur që të mos e njohin Kosovën,” citohet të jetë shprehur për gazetarët kreu i shtetit serb së fundmi në Beograd.

Mësohet se Vuçiç do të  do të pritet në Vatikan edhe nga Kardinal Peter Paroli.

Kjo deklaratë e Vuçiç mund të lexohet si një ndryshim strategjie pas pranimit të dështmit të planit të tij për realizimin e shkëmbimeve territoriale me Kosovën. Më herët, Vuçiç, në përgjigje të ultimatumit të kancelares gjermane, Angela Merkel, pranoi qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, me qëllim shmangien e pasojave të paralajmëruara.“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, është shprehur Vuçiç në një intervistë të muajit të shkuar për “Zërin e Amerikës”.

 

1 Comment

  1. pasi deshtoj me ortodoksin ,duke e kthyer fen ne politk mitesh per grabitje territoresh tani po provon te deshtojne dhe vatikanin ne sy te botes por a do ta ,pranojne vatikani jo kurr arsyeja ,nuk jan ne te njejten linj,eshte nje shans I mire mbasi ketu vucic deshton perfundimisht ,dhe bindet se padrejtesin nuk ja pranon askush krimi ndeshkohet ,dhe padrejtesia nuk triumfon ,tani do ta ndjejne qe ka prekur fundin e qellimit dhe ndollet pran kostos se cmimit padrejtesise, nese vazhdon me tutje ose largohet menjehere nga padrejtesia,,shum u loll nga ky ulltim kunder te drejtave te shqiptareve, por perfat keq tashme sdo ket me ndihmes as perkrahes ne padrejtesi sepse askush nuk deshiron te behet pjes e kostos se cmimit qe zoti I sjell asaj,ky njeri pas kesaj vizite duhet ,te marre pushimet ,ka nevoj per pak pushim analiz te thell te vlersoj ralitetin dhe pranojn zgjilljet si domosdoshmeri normaliteti te drejten hakun e tjetrit ,ashtu si kerkon te drejten hakun e vet,uroj shendet mendor urtesi veprimi per ullheqesit ballkanas qe te mos behen ,deshtak te tyrpit me gisht,kriminel luftrash dhe konfliktesh ,por te behen njeres me natyralitet njerzor plot vlera dhe virtyt ku te drejtat e tjereve I vlersojne njelloj si te drejtat e veta nuk kerkojn ate qe su takon dhe nuk fusin hunet aty ku sduhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu