• |
ide | kryesore

Video/ “FIBA është një fatkeqësi e q…”: shpërthejnë polemikat pas Australi-Spanjë në Botërorin e basketbollit

Sport, Video



Ai që po luhet në Kinë është Botërori i surprizave, me SHBA e Serbinë të eliminuara në cerekfinale, por edhe ai i polemikave. Pas gabimit skandaloz që i kushtoi eleminimin Lituanisë e çoi në pezullimin e tre arbitrave të asaj ndeshje, edhe gjatë gjysëmfinales mes Australisë e Spanjës disa vendime të arbitrave nuk kanë bindur aspak, duke tërbuar australianët (të eliminuar pas dy kohëve shtesë). Andreë Bogut nuk e kanë mbajtur nervat dhe pas ndeshjes ka shpërthyer në zonën miks: “FIBA është një fatkeqësi e q…” ka bërtitur qendra e Sydney Kings, që edhe kur ishte në fushë e bëri të qartë se nuk ishte dakord me vendimet arbitrale.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *