• |
ide | kryesore

“Tradhtarë, shkelët gjakun e të rënëve. Pse u futët në Kuvend”, plas sherri mes ballistëve në Gjirokastër (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Plas sherri gjate cereminise përkujtimore te luftës së Gërhotit në Gjirokastër. Britma, sharje dhe deri perplasje fizike ne vendin ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar janë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne konflikt jane perfshire përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar; Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Kanë qenë të parët përfaqesuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhëtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD.

I pranishëm veç familjarëve edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.

Perfaqesues te Ballit i jane sulur me akuza edhe kryetarit të PD Gjirokastër, Dasho Aliko. “O i pacipe, o Dasho, mos mba spiunat e PD-se, mos mba ata larot ti, me thone ata Balli Komebtar Demokrat”.

Aliko tenton te qetesoje situaten, por edhe replikon ashper: Mos e hapni me gojen, mos e hapni.

Me pas i sulen grupit tjeter, ku ndodhet Artur Roshi: Ku e ke gjakun e gjyshit ore, po si nuk ke turp, ku e ke gjakun e gjyshit…



2 Comments

  1. Zagaret qe kane ozurpuar partine e ballit kombetar do zhdukur nga drejtimi i kesaj force politike se ata e tradhetuan idealin e partise te ballit kombetar dhe ju zgjaten jeten ne pushtet pjelles me famekeqe duke hyre ne parlament .Keta jane pseudo tradhetar te cilet gjate regjimit diktatorial kane qene spiune te sigurimit te shtetit,kurse sot na kane ozurpuar kete Parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *