• |
ide | kryesore

Zjarret në pyjet në Bulqizë/ Digjen 10 Ha pisha. Rrezikohen banesat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 3 ditësh një sipërfaqe pylli në Bulqizë është përfshirë nga flakët, ndërsa rrezikohen disa banesa. Mësohet se zjarri ka rënë në Vlashaj, ndërsa flakët me përmasa të mëdha kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pisha.

Terreni i vështirë bën të pamundur shuarjen e zjarrit.

Raportohet se në fshatin Vlashaj deri më tani janë djegur 10 hektarë me sipërfaqe të pyllëzuar, ndërsa një tjetër vatër zjarri është aktive në njësinë e Shupenzës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *