• |
ide | kryesore

“900 euro/nata në Barcelonë”, Veliaj “shet” Maznikun: Unë nuk do ta kisha bërë

Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është kapur mat kur në studion e Real Story në News24 u pyet për faturën 900 euro/nata që biznesmeni Shkëlqim Fusha i pagoi nënkryetarit Arbian Mazniku për të qëndruar në një hotel në Barcelonë. Veliaj ka tentuar fillimisht që t’i japë një tjetër rrjedhë historisë duke u shprehur se bëhet fjalë “për një rezervim dhe jo një pagesë”. Pas këmbënguljes së gazetarëve Veliaj, dukshëm në siklet e ndryshoi pllakën duke u shprehur se “këtë do ta zbardhë prokuroria”.

Më pas i mëshoi një tjetër varianti se udhëtimi në Spanjë “ka qenë për çështje punë dhe jo për qejf” dhe se çmimi për “Sheshin Skënderbej” shkonte edhe për Bashkinë, edhe për arkitektin edhe ndërtuesin.

“Nëse ky do të ishte një udhëtim qejfi do kishim folur ndryshe. Ata kanë bërë një udhëtim pune. Ky udhëtim ka qenë në paketë pasi çmimi është marrë në grup nga komisionari i veprës së punës që është bashkia, arkitekti dhe implementuesi që ka kryer punën. Kanë shkuar për një punë. Nuk kanë shkuar për qejf. Ka një hetim dhe ne i jemi përgjigjur prokurorisë” – tha Veliaj, por siç duket nga ceremonia e tërheqjes së çmimit aty ka dalë vetëm Veliaj për ta tërhequr dhe se nuk ka pasur asnjë trofe për ndërtuesin.

Veliaj ka bërë edhe një tjetër deklaratë se “ndoshta prenotimi kanë qenë në minutë të fundit dhe është bërë një udhëtim i tillë”, por në një situatë të tillë sipas tij “Mazniku duhet të mbajë vetë përgjegjësi”. I pyetur nëse ai do të pranonte një ofertë të tillë nga biznesmenë, kryebashkiaku tha se ai “vepronte ndryshe dhe se nuk ishte ndodhur para ndonjë situate të tillë”. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. veliaj doli ne foto me nje bisnesmen qe e shoqeronte ne rome po te hetoni do dali qe dhe hotelin ai ja ka paguar .. pse asnje nuk e permend kete fakt .. ska mundesi qe shkullaku ti ket dale nga mendja ky fakt

  2. Sa bashki me lezet! Kryetari per hesap te vet, nenkryetari po ashtu. Une bej ndryshe thote, ai ndryshe. Po si ore , ka ligje mor plak, ap ci qi temen. Yyyy shtojce e kote e bashkepunimit njerzor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu