• |
ide | kryesore

Del fatura/ “Fusha SHPK” i pagoi nënkryetarit të bashkisë së Tiranës hotelin me 900 euro/nata

Lajme, Të fundit



Prej ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka qenë në qendër të vëmendjes për faturat “e kripura” të paguara në hotele, ku kishte shpenzuar deri në 700 euro/nata. Më pas dolën edhe disa fatura të ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Mbrëmjen e së premtes JOQ Albania ka publikuar një faturë të nisur nga një qytetar ku shikohet se si biznesmeni Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.

Fatura është për 2 net dhe ka vlerën 1816 euro në total. Sipas saj Mazniku do të akomodohej në hotel në 19 qershor 2018 dhe do ta linte atë në 21 qershor. Nga një kërkim në internet i lapsi.al rezulton se pikërisht në këto data Arbjan Mazniku ka qenë në Barcelonë ku ka tërhequr një çmim për Sheshin Skënderbej.

“Fusha Shpk” është përmendur shpesh nga opozita si një kompani e preferuar e bashkisë së Tiranës pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj.

Vetëm për sheshin Skënderbej ajo ka marrë 22 milionë euro ndërsa është kompania të cilës i është premtuar ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar duke iu dhuruar hapësira e bashkisë pas tij ku do të ngrihen kulla shumëkatëshe biznesi.

Normalisht lind pyetja se përse i duhet paguar fatura 900 euro/nata një zyrtari të lartë si Mazniku nga një biznesmen! A ka një konflikt interesi në këtë mes?! ©LAPSI.al

Fatura e paguar nga Fusha për Maznikun
Mazniku duke folur nga Barcelona për mediat

Résultat de recherche d'images pour "alma barcelona hotel"
Hoteli Alma Barcelona



12 Comments

  1. Ore investigoni dhe nje gje tjeter. mazniku me familje, Fuga me familje e Veliaj me familje kane qene Tajlande thone, ne nje resort ku kane pushuar 5 net . Pushimet lluksoze te tre cifteve jane paguar nga nje biznesmen shqiptar. Shuma ka qene 30 mije euro. Cfare tregon TIMS per udhetimet e ketyre ne qershor? Po bankat nga eshte bere pagesa me kredit card?

  2. Me kete prove mendova se Policia e Shtetit apo Prokuroria e Tiranes do mesynte Bashkine….. uau, kjo eshte drejtesia qe duam? Nje skandal ne kufirin e kapjes se shtetit nga kjo Fusha sh.p.k dhe asgje??? Thojni Amb. Amerikane te na rruaje topet, i thone ksaj pune.

  3. Nese vertetohet autenticiteti i atij dokumenti eshte skandaloze dhe Mazniku nuk ka asnje justifikim. Nje rast i ngjashem rrezoi kabinetin ne Austri, qe as nuk u krye. Nje kurverim edhe me i rende se i Etildes

  4. Te shkarkohet dhe te futet ne burg ky bythqire, kurse kompania Fusha te procedohet per pazaret qe ben me administraten shteterore.
    Kompani kurva , hajdute ordinere qe mbeshteten nga politikanet, ptuu ju shkerdh.. shtetin

  5. Dmth “nje Qytetar” i nis JOQ nje fature me te cilen vertetohet qe Mazniku ka paguar 900 euro nata. Gjithashtu kjo fature verteton qe eshte e paguar nga Shkelqim Fusha.

    Po jeni bo me keq se plaku Mere me qytarin dixhital me kara. Po sikur neser Mazniku me verte te marri rryshfet juve sdo ju marri njeri serriozisht.

  6. E kerkova kete faturen e famshme tek ‘ JOQ’… por nuk egzistonte ne asnje vend. Mesaduket dhe ata vete e kane kuptuar qe ka qene trillim dhe e kane hequr nga websiti…

    Po ju te lapsit si do beni ?

    Me e forta e ketyre portaleve eshte se nxjerr nje portal nje trillim ‘ nga nje burim i sigurte’ per vetem nje ore ne websitin e tij ( kohe e mjaftueshme qe te gjithe portalet e tjera ta marrin kete LAJM) dhe pastaj e fshin me shpejtesi.
    Te gjithe portalet e tjera pastaj i referohen portalit ne fjale dhe fillojne ato ‘analizat ‘ e tyre debile. Keshtu qe trillimi merr dhene dhe naivet ose partiaket fillojne masturbohen deri ne ekstaze me lajme te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *