• |
ide | kryesore

“As e lagur nuk ishte fusha”: Daja tërbohet me fushën në Fier dhe hipotezon konspiracionin

-Instant, Sport



“Na penalizoi fusha. Më duket e pakuptimtë që të luajmë në 1 të drekës, në një fushë që për një javë nuk ishte përgatitur. Krijuam shumë, por nuk ia dolëm”. Një deklaratë e fortë e teknikut të Partizanit, Ilir Daja, pas barazimit 1-1 në Fier përballë Apolonisë. Tekniku ka hipotezuar se thatësira e fushës ka qenë e qëllimshme për ti vënë në vështirësi kualitetet e të kuqve: “Nuk mund të bënim asgjë më shumë sot, në këtë lloj terreni. Për mua ndikoi jashtë mase. Në futboll investohet dhe kur e kemi mundësinë, ta lagim pak fushën. E gjithë fusha është shumë e thatë. Nëse luajmë në këto kushte, atëherë është e kotë që të kërkojmë që futbolli shqiptar të eci para”.

Në lidhje me rezultatin Daja nuk ka dashur ta bëjë dramë: “Përtej rezultatit, pasi kishim ardhur për fitore. Kemi bërë vetëm një gabim të vetëm, te goli. Ishim në sulm dhe nga kundërsulmi shënuam në portën tonë. Bëmë gjithçka për të përmbysur rezultatin, kishim raste”.

Duket gjithësesi se mes teknikut e Cordeiros është rikthyer ngërci i disa muajve më parë: “Korderio është lojtar që përpiqet shumë, nuk ka bërë një stërvitje të rregullt për shkak të problemeve shëndetësore. Nuk e ka formën optimale. Ka bërë shumë mirë për ekipin, por statistikën se nuk ka shënuar dhe nuk ka dhënë asist, nuk mund ta ndryshoj unë. Nuk i ka këto statistika, por i ka shkuar mirë manovrës sonë dhe na ka ndihmuar në ndeshjet e tjera“, përfundoi i mërzitur Ilir Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *