• |
ide | kryesore

Olsi Bylyku i jep fund beqarisë në moshën 22-vjeçare

Paparazzi, Slider



Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, na la të gjithëve pa fjalë me suprizën super romantike që përgatiti për 22-vjetorin e të dashurës së tij, Eglit.

Ai kishte organizuar një darkë romantike me lule e qirinj, me një pamje fantastike të qytetit në sfond.

Madje, edhe familja e Olsit e surprizoi Eglin, duke i dhuruar një buqetë me trëndafila të bardhë, ndërsa Egli e quajti “Familja ime e dytë”.

Mirëpo, surprizat nuk paskan mbaruar me kaq!

Gjërat jo vetëm që janë bërë familjare, por Olsi mesa duket edhe i ka propozuar të dashurës së tij në ditën e lindjes.

Ishte Egli ajo që publikoi një foto të një unaze floriri, të vendosur mbi një biftek me pluhur floriri.

E lumtur nga kjo surprizë, ajo e ka ndarë dhuratën me ndjekësit e saj në Instagram dhe krahas fotos shkruan:

“Çfarë kam bërë për të të merituar?”, duke etiketuar partnerin.

Kujtojmë se Olsi dhe partnerja e tij u fotografuan për herë të parë së bashku në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, teksa shfaqeshin për dore në kinema.



1 Comment

  1. Te rinj jane,dhe eshte normale te shohesh veprime te tilla,qe tregojne sa te dy jane te lumtur.Edhe une i uroj lumturi dhe suksese,por pse shenimet qe paraqesin,behen ne gjuhe te huaj dhe jo ne shqip.Te dy jane shqiptare ,flasin gjuhen shqipe,dhe per me teper,jetojne ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *