Teksa kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, PD ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke pretenduar se nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.
Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për Burimet Njerëzore i PD, Ervin Minarolli, tha se projektimi i Aeroportit të Vlorës është aferë korruptive e Ramës dhe se arkitekti ka qenë i dënuar në Itali, në vitin 2017, për mashtrim financiar.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para qytetarëve projektin e aeroportit të Vlorës.Në fjalën e tij, Rama u shpreh se aeroporti i Vlorës nuk e kishte një kompani që do të merrte përsipër prezantimin e projektit.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR BURIMET NJERËZORE ERVIN MINAROLLI:
Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!
Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.
Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.
Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.
Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.
Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.
Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.
Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t;I nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!