• |
ide | kryesore

Detajet/ Heroina në Durrës me destinacion Italinë, si u modifikua makina dhe dëshmia e kosovarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen nga kapja e 11 kilogramëve heroinë në Durrës.

Droga dyshohet se kishte destinacion final Italinë.

Mësohet se mjeti tip “Opel” në të cilin u gjend droga dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë ku i është krijuar një hapësirë e posaçme. Një pjesë e heroinës ishte futur tek kjo hapësirë dhe pjesa tjetër brenda gomës rezervë.

I arrestuari, shtetasi kosovar rezident në Zvicër, Agim Sylejmani kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e djeshme.
Pas zbulimit të drogës nga policia kufitare u bë arrestimi në flagrance i tij. Sylejmani ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngarkesë dhe nuk ka dhënë sqarime për uniformat blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *