• |
ide | kryesore

Partizani nuk fiton as me Bylis: Lerda merr përqafimin e Trashit, por çfarë mendon Rama…?

F1, Sport, Video



Partizani ka problem dhe kjo nuk është një teori e konfirmuar pas ndeshjes me Bylis. Thjesht ndeshja me Bylis e futi edhe më tepër në krizë rezultatesh formacionin e Franco Lerda, një javë nga përplasje ndërqytetatse me Tiranën. “Do të jetë ndeshja e kthesës” e kishte përcaktuar italiani atë kundër mallakastriotëve, por kthesa nuk erdhi. Partizani mund ta kishte fituar ndeshjen vërtetë: shënoi gol (më saktë shënoi Peposhi në portën e tij) mund të kishte shënuar të dytin, por u dënua nga Ntepe në minutën e tretë shtesë.

Një rezultat që italianin e penalizon, mjafton të kujtosh se konflikti me Trashin shpërtheu ditën e ndeshjes: pas autogolit që erdhi në insistimin e mesfushorit, Trashi shkoi të përqafonte Lerdën, por dhomat e zhveshjes, pavarësisht kësaj dashurie të shfaqur në shkundjen e tërmetit, nuk mund të fshehin ajrin e rëndë që thithet në kampin e kuq. Nëse Trashi i dha një përqafim, për të mbyllur kapitullin e fundit të kontradiktave, duhet parë se cfarë do ti japë Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm, teknikut të tij, që deri tani nuk ka treguar asgjë vec arrogancës dhe justifikimeve: “Ishte një ndeshje që mund ta zgjidhnim më mirë. Mund të shënonim të dytin, e bëmë në fakt, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje. Për mua nuk ishte. Patëm rast edhe me Braun, por kështu e ka futbolli. Nëse nuk bën këto mundësi, ndodhi edhe ajo që ndodhi në mbrojtje”.

Fjalë shumë të thjeshta, për një që është ulur në pankinën e kampionëve në fuqi, ka vetëm 7 pikë në 5 ndeshje dhe luan javën e ardhshme një derbi, që klubi nuk e humbet prej 5 vjetësh: “Duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik. Një gol i pësuar në fund është një shok. Duhet të punojmë gjatë javës në aspektin psikologjik. Të karikojmë bateritë për derbin”, u shpreh Lerda që e ka të qartë se një fitore kundër Tiranës është jetëgjatësi, në të kundërt…Ciao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *