• |
ide | kryesore

Atentat në Krujë, vritet halla e ‘të fortit’ të Niklës, Mareglen Haka

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Krujë. Shpresa Basha, halla e Mareglen Hakës, të ‘fortit’ të Niklës, i është bërë atentat tek dera e shtëpisë në fshatin Zezë. Ajo ndërroi jetë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranës. Ndërkohë ka mbetur i plagosur nipi i saj, Mareglen Haka.

Njoftimi paraprak i policisë.

Krujë. Informacion paraprak. Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B., Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *