• |
ide | kryesore

Vijon paniku në Tiranë e Durrës, dy lëkundje të reja brenda pak minutave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë lëkundjet e tërmetit në vend, duke mbajtur në ankth qytetarët e Tiranës dhe Durrësit, dy qytetet  më të prekur nga goditjet.

Vetëm në orët e mëngjesit janë regjistruar disa lëkundje të forta, të cilat kanë shkaktuar sërish panik dhe tmerr te qytetarët.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë, në orën 07:19, 3.2 ballë në orën 08:25, ndërsa dy të tjerë kanë rënë njëri pas tjetrit në orën 09:05 me magnitudë 3.6 ballë dhe 09:09 3.4 ballë të shkallës Rihter. Lëkundja më e fuqishme është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:05, me magnitudë 5.8 ballë.



5 Comments

  1. A E KANI PARE DHE KRYETARIN E BASHKISE SE TIRANES ? A MUND T’I THONI PAK QE KA RENE TERMET ? FALEMINDERIT !!!!!!!!!!!!!

  2. Pallatet me te rrezikuar jane ato qe me lejet e kryetareve te Bashkise kane demtuar strukturat e themeleve ne katet e para per te ndertuar dyqane. Kush do mbaj pergjegjesi per kete?……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *