• |
ide | kryesore

FOTO/ Shqipëria pushtohet nga stuhi të fuqishme, moti përmirësohet ditën e …

Lajme, Të fundit



Pas tërmetit gjysma e vendit përfshihet nga shirat dhe rrebeshi dhe stuhitë e fuqishme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodër me 26.0 mm, Tiranë 20.0 mm.

Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek. Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë. Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës.

Në Tiranë, shiu dhe shtrëngatat e erës kanë sjellë bllokim të ndjeshëm të trafikut të kryeqytetit. Në disa zona ka pasur përmbytje të vogla, ndërsa për shkak të erës së fortë ka pasur të rrëzuara në zonën e “21 dhjetorit”. Gjysma e Durrësit mbeti pa energji elektrike. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *