• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet kontinteti i zhdukur poshtë Shqipërisë dhe Italisë

Planet



“Adria e Madhe” quhet kontinenti i humbur që fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Zbulimi është bërë nga Universiteti i Utrehtit në Holandë. Kontinenti që ka pasur përmasën e ishullit të Greolandës, është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.

Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e “Adrias së Madhe”.

240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt. Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë./TCH

Mbetje te kontinentit te zhdukur ne Turqi

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *