• |
ide | kryesore

Dhunonin familjarët dhe kultivonin drogë, 3 të arrestuar në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ukraina



Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona përgjatë 24 orëve, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të Vlorës, arrestimi i tyre është kryer pasi ushtronin dhunë në familje, drejtonin makinën pa dokumentacionin  përkatës si dhe kultivonin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Njoftimi i policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të punës intensive, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Arrestohet në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasi M.F., 30 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.Seksioni i Narkotikëve ka bërë të mundjen kapjen dhe arrestimin e tij në fshatin Llakatund të Vlorës pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit çokollatë.

Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.

Arrestohet në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Pavarësia” Vlorë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *