• |
ide | kryesore

Ralf Gjoni largohet nga tryeza e OSBE: Nuk mund të legjitimojmë një martesë PS-PD

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i opozitës së re në parlament, Ralf Gjoni u shpreh se ata nuk mund të jenë pjesë e një tryeze e cila ka për qëllim të legjitimojë një fejesë-martesë të PS dhe PD.

Ish-kandidati për deputet i LSI që hyri në parlament pas djegies së mandateve nga opozita braktisi tryezën e OSBE në shenjë proteste.

“Dalja në shenjë protestë, nuk ka të bëjë me qëllimin e tryezës. Jemi mirënjohës OSBE, por ne nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë, që kthehet në tryezë me tre bashkëkryetare. Ku dërgohet një nivel teknik i të ashtuquajturës opozitë e bashkuar, për të na delegjitimuar ne si deputetë të kuvendit të Shqipërisë, dhe për të legjitimuar një fejesë martesë PD-PS për të përgatitur ndoshta terrenin e një pazari. Doja të sqaroja që dolëm në shenjë proteste të asaj maskarade që ne pamë në hapje të këtij sesioni. Ne jemi anëtarë të atij komisioni për reformën zgjedhore, dhe të gjitha tryezat do të zhvillohen në ambjentet e këtij komisioni me qëllim që ne të ndryshojmë sistemin zgjedhor.” u shpreh Gjoni.



7 Comments

  1. Ore Ralfi, po ajo eshte opozita e vertete e mire apo e keqe qoftë. Ty ste ka votuar njeri per deputet, u fute ne parlament nga listat. Keshtu qe nese je I zgjuar dhe ke ide jepi ne ate tryeze sepse je I perfshire dhe ta kane dhene te drejten te jesh pjese. Mgjs nuk jeni factor as ti dhe as ata te tjeret qe jane fut ne parlament me lista.

  2. Keta te opozites se re duhet ta kuptojne qe jane aty fale listave te Lulushit dhe Monikes. Ata duhet ta kuptojne se jane aty thjesht per te votuar ndonje ligj qe kerkon me shume se 2/3 e votave ne parlament.
    Nese PD dhe PS vendosin te bien dakort per nje zgjidhje te mundshme , ju do jeni ata qe do ngrini doren ne pralament per ta votuar ate nisme se me kushtetute ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve duan 2/3 e votave.
    Pra jane nje lloj komerdareje shpetimit e opozites.

  3. Hej Ralfi kujdes se te paskan lepire gjalpin. Ti murrizi dhe rudina jeni shpresa jone e vetem. Po u bashkuan edhe 2 kllounet halit valteri dhe kujtim gjuzi ktheheni ne nje fortune politike te papare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *