• |
ide | kryesore

Gjylameti: S’ka marrëveshje PD-PS, por dialogu ka filluar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti tha se nuk ka një marrëveshje mes PS dhe PD, por ka vetëm ftesë për dialog. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Gjylameti u shpreh se tryeza për reformën zgjedhore tregon se dialogu ka filluar. Sipas saj, tryeza për reformën zgjedhore është një hap i parë për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa theksoi se ftesa ndaj opozitës jo parlamentare do të jetë e vazhdueshme edhe në tryeza të tjera.

A ka një marrëveshje mes PS dhe PD, pasi opozita e re i druhet një marrëveshje të tillë?

Jo, ka një ftesë për dialog, një ftesë e përsëritur herë pas here, rregullisht. Ka qenë opozita jo parlamentare që në takimet që ka patur me grupin e CDU – CSU e kanë vendosur në kushtet për hapjen e negociatave, reformën zgjedhore.

Ftesa vazhdon ende. Ai momenti i djeshëm tregoi që dialogu ka filluar, ta çojmë më tutje me veprime konkrete në mënyrë që ta votojmë sëbashku me kolegët tanë të opozitës në parlament këtë reformë që është e shumëpritur.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu