• |
ide | kryesore

Valverde i jep motiv Inter të lumturohet: Messi rrezikon seriozisht Champions

Sport



Lionel Messi duket se do ta humbasë sfidën delikate të Champions në San Siro kundër Inter: takimi europian për Barcellona, që ka barazuar të parën, është gjithnjë e më pranë, por në shtëpinë blaugrana mbetet dyshimi relativ mbi prezencën e kapitenit. Sulmuesi argjentinas është dëmtuar në ndeshjen kundër Villarreal, por sipas asaj që bën të ditur në konferencë për shtyp tekniku Ernesto Valverde, nuk do tia dalë të jetë në fushë: “Nuk e kam idenë sa duhet të qendrojë jashtë fushës Leo, nuk është rëndë, por shpresoj që të kthehet shpejt për të punuar me skuadrën”.

“Ka pësuar një zgjatje të lehtë të ligamentit e në ditët e ardhshme do të kemi një ide më të qartë” përfundoi tekniku i Barça, në vigjilje të takimit me Getafe.

Për Lionel Messi, është një sezon që duket krejtësisht i mallkuar, për shkak të dëmimeve të vazhdueshme, që nuk e kanë lënë argjentinasin të luajë asnjë ndeshje për 90 minuta. Rikthimi në fushë si titullar i kapitenit, pas minutave në debutimin në Champions kundër Dortmund e 44 minutave me Granada, zgjati vetëm 45 minutave. Fenomeni i Barcellona do të humbasë kështu sfidën me Getafe e rrezikon të mos jetë edhe në ndeshjen kundër Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *