Një tjetër ylli të La Liga i është grabitur shtëpia: tani në Spanjë është një emergjencë e vërtetë. Lista e lojtarëve viktima të bandave keqbërëse zgjatet ende e duket e destinuar të mos mbarojë. I fundit ishte braziliani i Real Madrid, Casemiro: mesfushorit brazilian i është vjedhur shtëpia ndërsa luante në derbin e Madrid në fundjavë, me të gjithë familjen brenda banesës kur ndodhi ngjarja. Fate të ngjashme edhe për Thomas Partey, shtëpia e të cilit u grabit të hënën.
Sipas asaj që bën të ditur Cadena Cope, banesa e lojtarit ganez që ndodhet në Boadilla del Monte në zonën perëndimore të metropolitanës së Madridit është sulmuar nga një grup banditësh. Në momentin e vjedhjes guvernantia ishte brenda shtëpisë: hajdutët hynë në shtëpi me forcë e morën atë që deshën përmes presionit, pa lënduar personat. Thomas Partey është lojtari i parë i Atletico Madrid që ka rënë pre e hajdutëve, në një listë që përfshin dyshen e Real Madrid Casemiro-Lucas Vazquez e treshen blaugrana të përbërë nga Gerard Piqué, Jordi Alba e Arthur Melo.