• |
ide | kryesore

Përvjetori i Kinës/ Festimet në Pekin shënojnë 70 vitet e sundimit komunist

Planet



Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan të martën në Pekin, për të shënuar 70-vjetorin e Kinës komuniste.

“Asnjë forcë nuk mund të lëkundë statusin e atdheut tonë dhe asnjë forcë nuk mund të ndalojë përparimin e popullit kinez dhe të kombit kinez”, tha presidenti Xi Jinping.

Në Sheshin Tiananmen, ku mbajti fjalimin, ai u shoqërua nga udhëheqës të tjerë kinezë, përfshirë kryeministrin Li Keqiang dhe ish-presidentët Hu Jintao dhe Jiang Zemin. Ngjarja shënoi përvjetorin e 1 tetorit, 1949, datë kur u themelua Republika Popullore e Kinës nga lideri i atëhershëm Mao Zedong.

Në kujtim të tij, Xi e mbajti fjalimin të martën në vendin ku Mao shpalli krijimin e Republikës, pas një lufte civile.Xi hyri në një makinë të hapur dhe kaloi para dhjetëra rreshtave të kamionëve me raketa, transportuesve të blinduar dhe mjeteve të tjera ushtarake. ushtarët në helmeta dhe veshje luftarake brohorisnin: “Përshëndetje, udhëheqës”, Xi përgjigjej: “Përshëndetje, shokë”.

Parada nxori në pah zhvillimin e shpejtë të armëve kineze, që, sipas analistëve të huaj, mund t’iu afrohen raketave dhe dronëve të SHBA-së, Rusisë dhe Evropës. Ushtria Çlirimtare e Kinës, më e madhja në botë, me dy milionë burra dhe gra në uniformë, gjithashtu po punon në ndërtimin e avionëve luftarakë dhe në një brez të ri të nëndetëseve me energji bërthamore. Një nga armët që u zbulua të martën ishte Dongfeng-17, avion me kapacitet bërthamor, që, sipas analistëve, është krijuar për të manovruar me shpejtësi të madhe.

Analistët thonë se Dongfeng-41 ka kapacitet për të bartur deri në dhjetë koka bërthamore, që do të godisnin objektiva të ndryshme. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm, Ushtria Çlirimtare e Kinës i ka pasur shpenzimet e dyta më të larta ushtarake në botë vitin e kaluar: 250 miliardë dollarë./ BBC

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *