• |
ide | kryesore

Flet nëna e vajzës së rrëmbyer: Ajo është në rrezik, ka nevokë për mjekim

Lajme, Të fundit



Në një gjende të rënduar, ka dhënë një dëshmi të shkurtër nëna e vajzës 13-vjeçare me inicialet S.B. që u rrëmbye sot rreth orës 15:00 në Tiranë, ndërsa ka treguar se ajo është marrë me forcë poshtë pallatit, teksa ishte nën shoqërinë e motrës.

Në një lidhje telefonike me Report Tv, ajo tha se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 herë në ditë me insulinë, duke i bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikohet jeta. Nëna ka treguar se e bija ishte bashkë me motrën e saj, poshtë pallatit të shtëpisë, në afërsi të rrugës “Ndre Mjeda”, dhe po kthehej nga shkolla kur dikush i panjohur e rrëmbeu.

Pjesë nga telefonata me të ëmën:

Zonja Dori çfarë ka ndodhur?

Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Keni pasur konflikte më parë?

Absolutisht! Është gjendje shoku për ne. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.

Vajza juaj ka edhe probleme me shëndetin…

Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.

Çfarë informacioni keni?

Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….

Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?

Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *