• |
ide | kryesore

Kreu i diolomacisë amerikane mbërrin në Mal të Zi

Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Mal të Zi.

Pompeo pritet të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç.

“Si aleat, partner dhe mik i Malit të Zi, SHBA janë të përkushtuara për suksesin afatgjatë të këtij vendi,”-shkroi ai në një postim në Twitter.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, tha pak ditë më parë se vizita do vendosë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Washingtonit për zgjerim.

I pyetur nga VOA zyrtari tha se do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim.

Në turneun që nisi në 1 tetor dhe përfundon në 6 tetor, Pompeo mori pjesë në një simpozium në Vatikan.

Gjatë turneut, Pompeo do të shkojë edhe në Maqedoninë Veriore ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Pompeo do të mbarojë turneun me një vizitë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos.

Por sekretari amerikan nuk do vizitojë Shqipërinë. I pyetur nga VOA se cila është arsyeja që Sekretari i Shtetit nuk po shkon në Shqipëri, zyrtari amerikan tha se Pompeo po shkon vetëm tek vendet e sapoanëtarësuara në NATO, por pavarësisht kësaj vizita nuk ka për synim bisedimet e Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtari tha se emërimi i zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit Mattheë Palmer si i dërguar i posaçën për Balkanin, tregon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve në rajon



1 Comment

  1. or plak, ktu na iku jeta kot, mundimin jo e jo qe nuk ta njohin por ta kthejne ne armik me vet veten sepse kerkon te drejta, pra na iku jeta kot. a ka ndonje vend te bagazhi charterit te pakten nqs do vazhdojme keshtu ta provojme njehere te fundit ne amerike se thone qe po punove paguhesh dhe ska bir nena te ti heq meritat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *