• |
ide | kryesore

Sensi dhe Barella panikosën Barcelonën: paga e tyre qesharake edhe për të zakonshmit blaugrana…

Sport



Stefano Sensi dhe Nicolo Barella janë vënë në qendër të vëmendjes në “Camp Nou” duke konfirmuar biznesin e vërtetë që ka bërë për ta Inter. Dy lojtarët vazhdojnë të impresionojnë me fanellën zikaltër dhe janë ndoshta celësi kryesor në strukturën e besueshme të ndërtuar nga Antonio Conte. Elozhet për mesfushorët e spikatur të Inter kanë ardhur në faqet e Corriere dello Sport: “Tek Barcelona që ka thuajse 700 milion rroga bruto dhe që merr miliarda nga të faturuarit, rrogat e Sensi dhe Barella i bëjnë njerëzit të buzëqeshin: i pari fiton 1.6 milion plus bonuset (shifra do të rritet në vitet pasardhëse), ndërsa i dyti arrin në 2.5.

Të pallogaritshme krahasur me sa përfitojnë të jashtëzakonshmit e Barcelonës që në pjesën e parë kanë parë vetëm…targën e mesfushorëve zikaltër. Së bashku Sensi dhe Barella arrijnë saktësisht në gjysmën e rrogës së Vidal, që Inter verën e kaluar ia kishte kërkuar Bartomeut duke i propozuar një shkëmbim me Nainggolan. Pas “jo-së” së ardhur nga Spanja në fund të qershorit, në fakt emri i Vidal nuk është kthyer më në aktualitetin e milanezëve, as të Conte, që nuk e ka kërkuar më, sepse ka kuptuar se këta të dy, me cilësitë e tyre dhe vlerat e tyre tekniko-taktike, do të bëheshin së bashku me Brozovic elementët kyç të Interit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *