• |
ide | kryesore

Shantazhi ndaj prokurorit, reagon PD: Të nisin hetimet ndaj Ramës

Lajme, Të fundit



Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Liridon Pula, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit këtë të premte. Ai u arrestua më 1 tetor, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave në zonat bregdetare. Për arrestimin e tij reagoi ashpër Kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se prokurori që po heton drejtorin e Kadastrës, i sherben një bande kriminale. Akuzat e tij u përforcuan nga zv.Kryeministri Braçe i cili ishte sot në Durrës për seancën gjyqësore.

Pas këtij presioni të hapur që i bëri kreu i qeverisë, prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ka reaguar Partia Demokratike. Enkelejd Alibeaj tha se ” kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij”. PD kërkon që të nisin hetimet ndaj Ramës, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

“Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal.

Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij.

Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braҁe.

Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion.

Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën.

Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete.

Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin.”



2 Comments

  1. Cfare parti loqe qe jeni bere I dilni ne krah nje prokurori qe ne kohen e salihut beri qindra mije euro nga bandat kriminale te pd ne Durres

  2. MAVITE E KANE QELB DHE PO E QELBIN SE PO E HANE EDHE VETE ATE QE GATUAN . ZULLUMI ITYRE PO FILLON TE KEPUTET , POR EDHE JU MOS MBRONI KETA KRIMINELAT E DREJTESISE . JANE TE GJITHE PA PERJASHTIM PER NE SATER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *