• |
ide | kryesore

Video/ Dëmtimi i tmerrshëm i Lloris: portieri u fut në tunel “nën britma agonie”

Sport, Video



Një dëmtim i tmerrshëm për Hugo Lloris, portierin e Tottenham Hotspur në minutat e parë të ndeshjes së Premier League në fushën e Brighton. Kapiteni i Spurs është rrëzuar keq pas një pritje e ndërsa mbështetet, dallohet qartë krahu i majtë që përthyhet në mënyrë jo natyrale. Britmat e francezit kanë shokuar stadiumin dhe janë dëgjuar në daljen me barrelë nga fusha, përpara se të nisej me urgjencë për në spital.

Tronditje e madhe në Amex Stadium për dëmtimin e rëndë të Lloris, që rrezikon tani të qendrojë jashtë fushave për të paktën tre muaj. Sipas asaj që bën të ditur Mirror dhe talkSPORT francezit i është injektuar menjëherë morfinë për shkak të dhimbjeve të forta.

Lloris e lëshoi topin nga duart dhe u rrëzua brenda rrjetës, duke lejuar lojtarin e Brighton, Neal Maupay, të shënonte ndërsa Spurs e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe, ashtu si në fakt edhe e mbyllën me humbjen 3-0.

https://www.youtube.com/watch?v=N0aSzppYUR0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *