• |
ide | kryesore

Video/ Puthje në qafë dhe… pëshpëritje: CR7 e Bonucci ‘skuqin’ Dybala

Sport, Video



Humori ndonjëherë është i cuditshëm, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët. Paolo Dybala ka qenë në qendër të vëmendjes me golin e parë të shënuar Inter, në kohën kur përfshirja e tij në formacionin titullar të Juventus ishte surprizë. Ndoshta për këtë liderët e dhomave të zhveshjes bardhezi i kanë rezervuar një trajtim special argjentinasit, duke e vënë në siklet gjatë intervistës së tij për “Sky Sport”.

Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë afeksionin për numrin 10, duke e marrë shpesh në mbrojtje, e duke e mbështetur edhe në situata të tjera, si kur imitoi Dybala mask, kur mungonte argjentinasi në fushë. Edhe në golin e fundit të portugezit në ndeshjen kundër Spal, CR7 ftoi tifozët ti jepnin tributin Dybalas, për asistin e dhënë.

Në momentin që kaloi pas Dybalas, Ronaldo i pëshpëriti diçka në vesh kolegut të tij, ndërkohë që ende pa u shuar buzëqeshja në fytyrën e tij, Bonucci e bëri të skuqej, duke i dhënë një puthje në qafë sulmuesit. Mos u keqkuptoni…është vetëm humor futbollistësh.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *