• |
ide | kryesore

Selena Gomez, në lidhje të re

Paparazzi, Slider



Selena Gomez po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, këngëtarin Niall Horan.

Ata ngjallën interes të ri për marrëdhëniet e tyre pasi ai u pa me krahun rreth saj pas një darke të enjten e kaluar. Burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Edhe pse personat pranë tyre thonë se nuk ka asnjë gjë serioze mes tyre, dyshimet sa vijnë dhe shtohen më shumë. Selena Gomez është parë duke hyrë në ambjentet e  shtëpisë së Niall Horan në Los Angeles në  fundjavë. Edhe pse askush nuk e ka konfirmuar, fansat kanë filluar të komentojnë këngëtaren dhe ish-pjesëtarin e One Direction si çiftin për të cilin shumë të reja do të dëgjohen shumë shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *