• |
ide | kryesore

Mamaja e Selena Gomez flet për komentet negative ndaj të bijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, Mandy Teefey mamaja e Selena Gomez ka folur mbi komentet negative lidhur me peshën e saj trupore që ka përjetuar në rrjet pas fotos së kopertinës ‘Enterpreuter’ në të cilën ka dalë me vajzën e saj. Mandy tregoi sesi pas fotos, një mes të tjerash, një mesazh në Instagramin e saj e habiti edhe më shumë. Një ndjekës i paidentifikuar i ofrohej ta ndihmonte që të humbiste peshë. Mandy e quan mrekulli edhe faktin që është sot në këmbë e që mundi të pozonte për revistën.

Njeriu që më dërgoi atë mesazh nuk e dinte që unë kisha kaluar çerekun e vitit në spital me të dyja mushkëritë të sëmura. Kisha pneumoni të dyfishtë. Mjekët më thanë se mund të më kishin mbetur pak ditë jetë. Unë luftova, me ndihmën e miqve, të afërmve dhe mjekëve ia dola.

Rikujtojmë se, një sezon pritet të vijë së shpejti nga emisioni i kuzhinës së Selena-s, ‘Selena + Chef’. Lajmi për programin e këngëtares u raportua fillimisht të mërkurën, kur u zbulua se seria e re e episodeve do të jepet premierë në ‘HBO Max’ vitin e ardhshëm. Programi fillimisht u shfaq premierë gushtin e kaluar dhe ka qenë një hit që nga fillimi i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *