• |
ide | kryesore

Policia rrethon zonën e “Astirit”, banorët të vendosur për të vijuar protestën

Lajme, Të fundit



Forca të shumta policie janë vendosur pasditen e sotme tek “Unaza e re”, aty ku për mëse një viti, çdo filimmbrëmje banorët e “Astirit” mblidhen për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre, që preken nga zbatimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri tek “Dogana”.

Pas arrestimit të 6 personave për bllokimin e rrugës dhe pengimin e qarkullimit rrugor në protestën e para disa ditëve para Drejtorisë së Policisë, është intensifikuar prania e forcave policore që mbikqyrin protestën e përnatshme të banorëve të “Astirit”.

Mësohet se dhjetra forca policie, të rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në zonë. Nga ana tjetër, banorët të mbështetur dhe nga opozita deklarojnë se do të vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar po ashtu  lirimin e 6 protestuesve.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë në Prokurori, pasi e akuzon për ushtrim dhune dhe terrori ndaj banorëve të “Astirit”.



1 Comment

  1. kte te gjatin do e kete kafshu noi akrep me noi WC tu kry nevojat

    shume i terbum duket

    me e forta eshte po ja nxjerr inatin elektoratit te tij idiot, se te tjeret kane hik…

    me mire kshu, noshta kuqalashet shqiptare fillojne ta mushin kafken me pak gjo, se ngeli bosh e shkreta

    pune muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *