• |
ide | kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Drejtues të rinj në Shkodër, Berat e Mirditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. Mësohet se janë bërë ndryshime në Policinë e Shkodrës, Beratit dhe Mirditës.

Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Lorenc Meta është emëruar Zëvendës drejtor për hetimin e krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Skënder Hita, që ishte zëvendës drejtor në Shkodër është bërë zëvendës drejtor në Gjirokastër.

Ilir Dedja është emëruar shef i Komisariatit në Shkodër.

Alfred Cenaj është vendosur shef i komisariatit Berat. Më parë Cenaj mbante detyrën e shefit të komisariatit të Mirditës.

Ermal Lulaj emërohet Shef Komisariati në Skrapar.

Naim Lala emërohet shef i komisariatit Mirditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *