• |
ide | kryesore

Ballsh, gruaja i tenton të djegë me benzinë komshien, por i vë flakën vetes

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Ballshit. Sot rreth orës 18:15,shtetësja P.T, 60 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu