Pas largimit nga detyra të drejtorit të burgut të Reçit, Gëzim Selimi, ka pasur të tjera lëvizje në krye të kupolës së drejtuesve të burgjeve.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur emërimin në krye të IEVP-së tek “Mine Peza” (302), Aurel Jazxhi, ndërsa në krye të IEVP-së tek “Jordan Misja” është emëruar Eduard Strugaj.
Ndërkohë, mësohet se burgu i Fushë-Krujës ka kaluar në Durrës, ndërsa burgu “313” ka kaluar në Fushë-Krujë. Ndërsa, burgu i Gjirokastrës dhe ai i Sarandës, kanë kaluar në varësi të njëra-tjetrës.
Si pasues i Selimit në burgun e Reçit në Shkodër është emëruar Dedë Zhivani, prezantimi i të cilit është bërë një ditë më pare, kur drejtori i ri është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, për të cilin u investua edhe nga Bashkimi Europian. ©Lapsi.al
O kancer sorosiane