• |
ide | kryesore

Vaksinimi në burgje, deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë detaje nga procesi i vaksinimit të të dënuarve nëpër burgje.

Në ‘Facebook’, ministrja tha se vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.

“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksinimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksinës. Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione. Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.”, shkruan Gjonaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *