• |
ide | kryesore

Shqiptari në gjyq për torturat nga policia greke, asnjë interesim nga shteti jonë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është 35 vjeçari Simo Prelas, i burgosuri që u torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit gjatë transferimit të tij në burgjet e Korydallos në periferi të Athinës. Në 9 mars 2023 ka dëshmuar në Punët e Brendshme të Policisë dhe ka identifikuar pesë torturues të tjerë.

Në 16 Mars 2023, ai ngriti një padi kundër torturuesve. Pati disa arrestime, por më pas policët u lane të lirë.

Ai u dënua 7.5 muaj në mungesë pasi policia e qytetit të Kavallës nuk e dergoi në gjyq, dhe më pas e ka torturuar.

Kundër shqiptarit tashmë torturuesit janë hedhur në gjyq me akuzën e shpifjes, edhe pse shenjat në trup dhe në fytyrë flasin qartë për dhunë.

Më 10 janar të vitit të ardhshëm 35-vjeçari Simo Prela do të përballet në gjykatën e Kavallës përballë dhunuesve por në dëm të tij, si një mashtrues dhe jo si viktimë.

Por në këtë rast pyetja shtrohet se a do te jetë prezence Dhoma e Avokatërise Shqiptare në seancën gjyqësore kundër tij?

A do të jete i pranishëm ministri i Drejtësisë Shqiptare?
A do të jete i pranishëm ministri i Punëve të brendshme të Shqipërisë ?
A do të jete i pranishëm Avokati i popullit Shqiptar?
A do të jetë I pranishëm Helsinku Shqiptar?

Deri më sot shqiptarët janë lënë në mëshirë të zotit, ku kanë humbur jetën në burgje 67 shqiptarë./ Marrë nga Fjala Jonë



5 Comments

  1. Shteti jonë,……..kur kemi patur shtet ne kurre, banda kriminale po,…..qe qeverisin dhe zgjidhen cdo kater vjet, popull qe arratiset nga syt kembet, cfare mut shteti

  2. Shteti shqiptar nuk ka per te qene ndonjehere prezente.

    Sa per vdekjet e shqiptareve, shume jane vrare nga vet shqiptaret e tjere per large hesapesh.

  3. 600 mije shqipetare jane lene ne meshire te fatit ne greqi ku bien pre e dhunes dhe vrasjeve me baze racore. Shteti rilindas sorosian nuk i llogarit fare keta. Ndersa ketyre gjakprishurve ne shqiperi qe hiqen si grek te mos u preket floku se çohet athina. Po shqiperia pse nuk e çon çeshtjen ne Bruksel e Hage apo se ashtu eshte nje pune dhe shqipetaret skane te drejta si njerez sa te udheheqen nga Rilindasit Mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *