• |
ide | kryesore

Mblidhet Kuvendi, Rama në Bruksel për negociatat

Lajme, Të fundit

Në seancën pleanare të ditës së sotme, Kuvendi do të kalojë në shqyrtim disa projektligje të rëndësishme të spektrit ekonomik.

Bëhet fjalë për projekligjet: “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, si edhe “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë punimeve të seancës së sotme, Kuvendi pritet të miratojë edhe programin e punës për periudhën 28 tetor – 13 dhjetor 2019. Gjithashtu, mbetet për t’u miratuar edhe kalendari 3-javor i punimeve për periudhën 28 tetor – 15 nëntor 2019.

Në seancë vërehet mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt Brukselit, ay ku në harkun dyditor (17-18 tetor) do të mbahet mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikim filmik të ndarë ditën e djeshme me ndjekësit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shprehej se nuk ndihet as pesimist dhe as optimist përsa i përket vendimit, por tha theksuar se për momentin Franca nuk ndan qëndrim të njëjtë me Gjermaninë, që është pro nisjes së kushtëzuar të bisedimeve Shqipëri-Bruksel.

Sot dhe nesër, krerët e qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për avancimin e politikës së zgjerimit.

Franca, Holanda, Danimarka dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati. Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin. ©Lapsi.al

3 Comments

  1. E ka leneqe t’u vije gjynah.
    Nuk ka si mashtron me ky njeri i pa skrupullt.
    Kush ka bythe te genjeje popullin e tij sic ben ky me shqipetaret. Turp o faqezi.

  2. Epo sot paska pune te madhe parlamenti, ripjellja dhe opozita kopile do kalojne ligje si te vjedhin pasurit e shqiptareve me Korporaten mafioze te investimeve. Urime hajdarlymo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu