• |
ide | kryesore

Sensi shqetëson mendimet e Conte: ndaj Sassuolo Inter me turnover

Sport



Në prag të rikthimit të kampionatit, i vetmi dyshim i vërtetë, që qëndron në zgjedhjet e Antonio Conte, është i lidhur me praninë e Stefano Sensi. Protagonisti absolut i këtij fillimi sezonit tek zikaltërit është në fakt duke vuajtur dëmtimin që e privoi në pjesën më të madhe të Derbit të Italisë ndaj Juventusit dhe kujdesi në administrimin e gjendjes së tij fizike, këshillon ruajtjen në transfertën ndaj Sassuolo, ish-skuadrës së tij.

Conte synon ta ketë në dispozicion në ciklin e ferrit që do t’i presë zikaltrit duke nisur nga ndeshja e Champions League të mërkurën e 23 tetorit ndaj Borussia Dortmund. Në këtë pikë vendimi i shkon teknikut leçez, nëse do të dojë të rrezikojë, apo do të rikompozojë linjën e mesfushës: ndaj Juventusit Vecino ka qenë larg nga të qenit i rëndësishëm, kështu që për teknikun është më e mendueshme kandidatura e Gagliardini, që garanton mbulim fizik më të madh.

Në këtë pikë, spostimi pak më përpara i Barella, mund ti japë impuls lojës së ish-kaljaritanit edhe në fazën sulmuese. Përpara zgjedhjet janë të detyruara me Lukakun i thirrur për të bërë dyshen me Lautaro Martinez, ndërsa në mbrojtje do t’i takojë Bastonit të marrë vendin e Godin, i destinuar të pushojë në prag të ndeshjes së ardhshme që, mbi të gjitha në Evropë, mund të ketë tashmë vlerën e një sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *