• |
ide | kryesore

‘Jo’ për negociatat/ Berisha: Shqipëria mori goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare!

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron se KE është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postim në ‘Facebook’ Berisha pohoi se Shqipëria mori sot goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30-vjeçare. Po ashtu ai tha se Samiti i kryetareve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi se nuk do të pranohet hapja e negociatave. Mes të tjerash demokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij mbylli dyert e BE për Shqipërinë.

REAGIMI I BERISHËS
Shqipëria merr goditjen politike me te rende ne historine e saj 30 vjeçare!
Samiti i kryetareve te shteteve dhe qeverive te BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!

Edvin Mafia i mbylli dyert e BE per Shqiperine!
Miq, nje vendim ogurzi u mor sot per Shqiperine ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme per hapjen e negociatave fundi i ketij viti ne rast se plotesoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjate ketyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi pati perkeqesime te medha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet per hapjen e negociatave me Shqiperine.
Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojne ne menyre kategorike hapjen e negociatave me Shqiperine.
Jo vetem kaq, por Shqiperia me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te larget per te shqyrtuar mundesine e hapjes se tyre!
Kjo eshte dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.
Kjo eshte de facto mbyllje e dyerve te Europes per Shqiperine dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit! sb

14 Comments

  1. Kush është Sali Berisha

    ” Penicilina “, bashkëpunëtor i Sigurimit të mbarë dhe agjent i UDB – së ( Sigurimit Serb

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB – së, që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombitt shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë, sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjëndjen të tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes çame e pronave të shqiptarëve në tërësi.

    Kush është Sali Berisha :

    Në të kaluarën e hershme, familja e tij është shpërngulur nga zonat e Detit Kaspik, në Rusi, gjatë shpërnguljeve të shekullit 19-të. Atëhere, shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Europë e sidomos në Serbi. Më pas, shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

    Në këtë kuadër, nga mbeturinat e mësipërme, mbetën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, njëra prej të cilave është familja e Sali Berishës ( mbiemri i së cilës është i huazuar si më i përdorshmi në Kosovë dhe në Shqipëri, duke zëvëndësuar mbiemrin e tyre sllav ).

    Mbas vendosjes dhe sistemimit në fshatin Vuçidol të Tropojës, fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malësisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë, persona të kësaj familjeje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të asaj zone.

    Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjeksisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai pregatit dokumentat për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës ( me probleme në biografinë e familjes – red ), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai ( i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre ) u kthye në Tropojë.

    Pas kësaj, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin ” penicilina ” dhe, pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti.

    Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Egzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Luka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

    Me këtë rrethanë spjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut ( ish kryetarit të Tropojës ), Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PPSH-së dhe drejtues në PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

    Gjatë kësaj kohe ( para viteve ’90 pra ), Sali Berishës i ishte rritur ndjeshëm temperatura e etheve për pushtet dhe zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i Byrosë i spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen edhe simptomat e sëmundjes psiqike si deliri i madhështisë, hakmarrjes, etj. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim edhe në Austri. Sëmundja mbikqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

    Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri spjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky ” sqarim “, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SH.B.A. pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. ” Mjerë Shqipëria ” u shpreh Ylviu dhe Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur !

    Gjatë kësaj kohe, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën. Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri.

    Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhëshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s ( paraardhësja e UDB-së ) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit.

    Me këtë spjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shqërinë ” Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit.

    Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH.

    Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-tën. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare ” Koha Ditore” në vitet 97-98.

    Të kthehemi para viteve ’90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendëshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosavarëve arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës. Ky e ” identifikoi ” atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

    Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo hë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave.

    Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe na bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë, Sali Berisha dhe mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre.

    Sado që të flasë pëe ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ’97 –tën por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.

    Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjeksi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti t’a zëvëndësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

    Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes ” Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. ” Bisturia ” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB – së.

    Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa jë kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

    Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vëndet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura që ishin : Ylli Vejsiu, me lidhje familjare në SH.B.A, Aleksandër Meksi, me lidhje në Greqi ( ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i Asfalisë greke ) dhe Neritan Ceka me mbështetje gjermane. Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

    Sipas informatave, UDB –ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD –së ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëhere CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propogandë për të tërhequr bashkëpunëtorë në vëndet e Ballkanit. UDB – ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvëndës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë.

    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë ( Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

    Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbrritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjëra. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lëkët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë.

    Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, pr meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.

    Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

    Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre.

    UDB-ja pregatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD ( Pjetër Arbnori, Ali Spahia, , z,Ali Kazazi ), Arben Brocin. Arbnori.. këmbënguli dhe e detyroi Brocin të shkonte në protestë. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gadishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : ” Zef(igjate sot mik i Agron Kuliqit), pse ma bëre këtë ?” Kur ky person pa që Broci ra në tokë i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i Sigurimit, Ali Spahia. Sipas Islamit ….. deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, sepse Spahia tha ” vdiq, çojeni trupin në shesh”! Të gjitha këto fakte flasin për një plan të parapregatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot, pas disa ditësh, në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbnori dhe , si përfaqësues të Berishës.

    Sali Berisha futi hasmërinë dhe gjakmarrjen midis fiseve të cilat, për dhjetra vjet, UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga kjo armiqësi janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij ? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale dhe u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës, Agim Rama, Drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh nga të cilat fiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit ( i fshehur pas Met Sulajt ). Po kush është ai që e bëri kaq të fuqishme këtë familje ? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

    Berisha, , Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në Ambasadën Jugosllave, ku janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës i cili nuk ishte serb por shqiptar. Ky person, i cili nuk i njihte ata, kur i ka parë në televizion, ka thënë se i njeh dhe se kanë marrë në ambasadën Jugosllave 17 milion dollarë dhe se janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin Jogosllav ku Shesheli i kërkoi sqarime Milosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarë dhe ky i fundit iu përgjigj : ” Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se si vriten me njëri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi më 1997 –ën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë të hollësishme në të ardhmen.

    Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vëndeve arabe duke bërë për këtë çdo lëshim. Ai i ka paguar 28 milion dollarë një shoqërie amerikane, për t’ bërë fushatën elektorale dhe ndërmjetës ka qenë Mero Baze.

    Sipas një burimi shumë të besuar, shumë shpejt, lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

    Me rikthimin në pushtet më 2005, ai me bashkëpunëtorët e tij po vazhdon të sabotojë çështjen shqiptare, po shkatërron më tej shtetin. Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim, me çdo kusht

    1. Mire eshte edhe atje mo. Te pakten do ndjehet I lumtur ky kllufi rakut siper teje qe ka bere 333 faqe koment kunder Berishes

  2. Flet zagari politik salih qe per 25vjet punoi per realizimin e shkatarrimit te vendit ne te gjitha sferat e shoqerise shqiptare,shitjen dhe shkatarrimit te prones se perbashket,projekti serb,vrasjet e kryera ne vite nga ky zagar,shkatarrimi i ushtrise,shkatarrimi i qyteteve,djegja e nje fshati nga shperthimi i barutit qe mbolli vdekjen dhe plagosjen e shumte fshatareve,njeriu i piramidave qe e coje vendin ne lufte civile me pasoje vdekjen e 3000 personave,ky qe duhet te ishte ne litar flet sot per te tjeret,por dita e te vertetes po vjen spaku dhe izet Haxhia do te bejne qe ky zagar politik te mare ate qe i takon,Denimim.

  3. Berisha hapi shkollat e larta per gjith ata qe kushin deshir per nje shkoll te lart, ngriti rrogat mbi 200% gjat viteve te tije km, krimineleve u tregoi vetem burgun dhe pushkatimin e tyre, beri rruge qe as ne enderr ky drogemeni si ka pare, liberalizimi i vizave, NATO, etj etj pa fund, kurse ky drogmeni Rame zagari vetem zi dhe mjerim fukarallek ka sjell .ka ca kokrra qe marrin ndonje lek per kafshat goje dhe shkruajn mir per ket gomar km, por gjithkush esht i bindur se shkruan nga zori.

  4. Persa kohe do vazhdosh te jesh ti o vampir aktiv ne politike kurre nuk kemi per te hyre ne europe,ti je kanceri i Shqiperise qe ke 30 vjet qe ke mbjelle vetem shkaterrim,vrasje,plaçkitje,ti me ligjon famekeq 5001 i fute Shqiptaret ne vellavrasje dhe mos harro qe kushtet qe ka vene europa jane pikerisht reformat rrenjesore per shkuljen e sistemit te ndertuar nga ti o plak i matufepsur…

  5. Agjenti penicilina furnizon atdheun Serbine me nafte
    lexojeni raportin e sherbimeve amerikane

    2 prill 1995

    Shqipëria thyen embargon duke u dërguar karburant serbëve

    Teksa palët luftuese në Bosnje përgatiten për ofensivën e verës, sasi të mëdha karburanti që përdoret për tanke dhe avionë po kontrabandohen haptazi drejt Jugosllavisë përmes liqenit të Shkodrës, në shkelje të embargos së Kombeve të Bashkuara. Fluksi i karburantit nga Shqipëria nisi dy muaj më parë dhe besohet se është i destinuar për makinerinë serbe të luftës. Gjithashtu miliona litra karburant janë zbuluar që po zhvendosen në Shqipëri drejt zonave veriore për të kaluar më pas përtej kufirit. SHBA ka shprehur shqetësimin ndaj qeverisë shqiptare për çështjen e monitormit të sanksioneve pas raportimeve për sasi të mëdha kalimesh të jashtëligjshme. Administrata Clinton po mendon të dërgojë notë diplomatike teksa në brigjet shqiptare të liqenit vazhdon ndërtimi i stacioneve të reja të furnizimit. Në rrugën prej 30 km përgjatë liqenit ka më shumë se 20 pika furnizimi të cilat së bashku mbajnë rreth 1.5 milionë litra karburant, nga të cilat pjesa më e madhe kalon çdo ditë drejt Serbisë.

    Megjithëse karburant kontrabandë hyn në Serbi edhe nga rrugë të tjera si ajo përgjatë Danubit, Shqipëria po e furnizon atë me më shumë karburant se të gjitha burimet e tjera së bashku, thotë Antonio Napolitano, koordinatori i sanksioneve për OSBE dhe BE, zyra e të cilit ndodhet në Bruksel. Qeveria shqiptare mohon se po lejon shkeljen e sanksioneve. Presidenti Sali Berisha tha në një intervistë se deklaratat e ambasadorit Napolitano dhe të ambasadës amerikane për masën e madhe të karburantit që po kalon nga Shqipëria në Jugosllavi, janë “absolutisht të pajustifikuara”.

    Ai shtoi se mund të ketë kontrabandë, por që nuk arrin nivele të konsiderueshme. Qeveria sipas Berishës, po bën ç’është e mundur për të kontrolluar trafikun, duke pasur parasysh mungesën e burimeve deh të trajnimit të policisë. Kombet e Bashkuara kanë ndaluar të gjitha mallrat përveç disa kategori ushqimesh dhe mjekimet drejt Serbisë. Napolitano tha se ndalimi i importit të karburanteve është bërë prej shqetësimit të përdorimit të tij ushtarak. Karburanti vjen në Shqiëpri nga kompanitë greke e italiane, dhe më tej hynë në Jugosllavi nga Mali i Zi, nga kufiri i liqenit të përbashkët. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodh me karburantin pas kësaj, por shumica e ekspertëve beson se nuk mbetet në Malin e Zi, i cili ka kufij në zonën serbe të Bosnjes, si dhe me Serbinë.

  6. Izeti eshte gjalle salih karaxhic berisha,ai do te fuse ne dhe,gropa ka filluar te hapet,ta kuptoni dhe ju shpellare e shurranjose

  7. te nderuar bashkatlletare te ndershem atdhetare,ju qe mbroni dike apo shani dike nga kjo klas politike ,duhet te kuptoni dicka,qe si vijim kemi 1 shekull padrejtesi ,vetem mashtrime ,bantitizem,grabitje llun ,perllunim sundim te eger nga ulleheqes mizore se fundemi gjitha te keqiat,asnjeri nga ne nuk eshte peshorja ku nga gjith te keqit cili eshte me pak I keq,per reformat qe kan ndollur dhe burimet e krimit qe kan ndollur kan hellur firm dhe pranuar te gjith,ku kjo I ven ne linjen e mjaftueshme te kuptimit qe keta te gjith shqiptareve me te mall ju kan sjellur demin se dobin,ne gjitha drejtimet,un per vete falas me fakte me eshte grabitur prona ,kam harxhuar deri tani mbi 3mije evro gjygje per pronat,dhe keto ende na sorollasin ,duke na mashtruar nderkohe qe ne boten e zhvilluar shteti ,shtetasve te vet jua con te drejten tek dera shpise duke ju kerkuar ndjes,un nga ku shtet mizor ndjehem I lenduar dhe grabitur tre brezni gjyshi baba dhe un pasardhesit e tije,keta na kan lene ngatrrese dhe me te afermit ,per ceshtje pronsie se me ligj token ua kan llene tjereve dhe token nje pjes te vogel e administroj por shteti sma njeh ,kam shtepin e kam te palegalizuar por ne pronen time ,faktikisht si prone kam vetem nje pasaport ,si an ligjore as I siguruar as punsuar as te ardhme ,se gjithcka na grabiten ,femijet moren rrugat ,duke ikur nga vendi begate ne nje sketerre te pakuptueshme,sepse mundesit e begatise I kthyen ne sketerre,,tashme pak rendesi ka per salen bashen ilirin ramen moniken apo kedo tjeter te thuhet ky eshte rus serb ,hollandez grek apo amarikan ,e rendesishme eshte 1 koha ,per te treguar vetem me mundesit qe u jepeshin per te gjith plotsohet 1 shekull e ndare per dike 50 vite dike 29vite dike 8 vite e me rralle ,fakti eshte se u fol shum bukur dhe u vepru shum keq,keto jan fakte qe tashme I kategorizon te gjith ,si jo ulleheqes qe I sherbejn te drejtes,ketu nuk ka rendesi tashme kombesia,pastaj vin,sistemi I vendosur me llun antivlera ,vini cilindo emer socializem komunizem ,pluralizem ,demokraci shpikni cilindo emer per ti vene ,ky system nuk na sjell asnje dobi vetem se dem ,edhe un ashtu si cdo njeri mbi siperfaqen e tokes kam te drejte te shprehe lirshem per te drejten qe me takon ,dhe mendimin per te denoncuar hapur padrejtesin ,zhgenjimin qe po na shitet dhe imponohet me llun qe kjo shpie deri tek perplasja konflikti lufta dhe shkatrrimi te nje populli nga Brenda dhe nje fushbeteje konfliki me jashte sic ka ndollur gjat historis,pershkak te dobesise dhe mosangazhimit shqiptare,kjo klas politike mua personalisht nuk me bind qe mund te ndryshojne ,mund te na sjellin qofte dhe ndonje dobi minimale apo zgjillin problemet perderi sa keto jan vet burimi problemit prej nje shekulli ketyre veriu ligj drejtesi dhe cte duash,sepse fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,nuk kan formimin nuk kan perkushtimin dhe angazhimin ,1 ne ligjet e drejta ,politikat e drejta barazin per gjith,kthimin e te drejtave hakut te grabitur shqiptareve ne 1 shekull,pa diskutuar ne formimin adekut te brezave perms vlerave strategji zhvillimi konkurenc,angazhim ne ceshtjen kombetare ,luften kunder krimit me ligje veprim dhe kontroll ,me grupe te posacme,kontrolli ,per cdo krim analiz ,cili eshte shkaku qe behet krimi ,dhe shkaku do cojne ne formulim ligji parandalues,se shkaqet behen burime krimi,dhe burimet mbyllen me ligj dhe veprime,dhe krimi zvoglohet,deri tani ,burim krimi ishte politika interest ligjet e interest,si ishin ligji pronave koncesionet borxhet e tepruara shitja detit,ku ajo pasuri duhet te vihet ne dobin kombetare,nuk ka rendesi kombesia se ne amerik ka shqiptare drejtues kudo bota eshte perzier por rendesi ka drejtesia haku,kur edukohet formohet dhe zhvillohet e verteta ,nuk ka shance te ket burime krimi,jan gjithnje ne eleminim dhe kushdo qe ka pushtet eshte I detyruar te zbatojne ligjin,por keshtu nuk ka ndollur ne asnje vend te botes ,te coptohet perdhunohet shpopullohet shkatrrohet grabitet nje komb I tere vetem pse shumca eshte muslimane,jo zoterinje ju them te gjitheve edhe ne kemi te drejte te jetojme jemi ne trojet tona ,normalisht kemi ,te drejta dhe detyrime por nuk ka detyrime pa te drejta ,dhe perderi sa asnjeri prej jush nuk pranon padrejtesi ti behet dhe don te drejten e vet,edhe ne nuk pranojme padrejtesin dhe kerkojme nje per nje cdemtim per padrejtesit e bera ,dhe nuk pranojme te padrejte dhe padrejtesin ne mezin tone kerkojme te drejten ne politik l;igje dhe veprim me njerez te drejte qe njohin vlerat drejtesin ,ky eshte mendimi im personal por me shpejtesi do jete mendimi unik mbar kombetare se eshte natyralitet zgjim kombetare dhe domosdoshmeri ,nevojash zgjilljesh paqe sigurie,qartesie gjallerie shpetimi per individin dhe kolektivin ne kete shoqeri perderi sa logjika ndjenja syt veshet goja dhe shpirt e gjak kan te gjith e duan te drejten dhe urrejne padrejtesin ne mezin tone faktet lehtesojn kuptimin kurse mundesit po jua afrojn kohen e zgjilljes mbetet per kete bllok te padrejtish te vlersojn ralitetin ndajn problemet dhe pranojne zgjilljet ,te largohen ,nga vendi pamerituar dhe tua lene vendin atyre qe e meritojne respect per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu