• |
ide | kryesore

Kryeministri bullgar: BE-ja gabim historik, nëse refuzon Tiranën dhe Shkupin

Lajme, Të fundit



Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një gabim historik nëse nuk i lejojmë t’i fillojnë negociatat. Kjo do të ishte goditje e madhe për popujt e të dyja shteteve të cilat meritojnë t’u jepet perspektivë europiane, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov.

“Nëse bëhet një gabim i tillë atëherë nuk duhet të zemërohemi për problemet që do të ndodhin, që do të ketë xhihadistë, ndikime nga Rusia, Turqia apo Kina. Ky vakum nuk mund të vazhdojë dhe do të mbushet nga ndonjë tjetër dhe kjo nuk është mirë për Bullgarinë”, theksoi shefi i qeverisë bullgare.

Borisov tha se nuk mund t’i kuptojë pohimet se ekzistojnë rreziqe nga inkuadrimi i të dyja vendeve.

“Maqedonia e Veriut sipas popullatës dhe territorit është sa Sofja dhe çfarë rreziku mund të jetë? Ky është si një qytet i vogël europian dhe nuk është e drejtë ta tregojmë karakterin kundër atyre. Nuk pajtohem me këtë. Por, shumë nga shtetet e mëdha europiane kanë probleme të brendshme dhe më lehtë është të gjesh një armik të jashtëm që mund t’i hedhësh fajin”, deklaroi Bojko Borisov.



5 Comments

  1. Kur fillojne dhe flasin per ndikime keta hajduter ordinere te neverisin. Lani lani mire e mire……ebeni cfare dini te beni .

  2. Bravo Borisov..Ne vend te thoni faleminderit beni lla lla ..Ata qe flasin keq per Bullgaret, e mbajne veten per “perendimore” por nuk kane dale ndonjehere nga mentaliteti i katundit te tyre varfanjak! Kane bere shume per ballkanin edhe ne 6 mujorin e tyre te BE.

    1. Po ti Zotrote je gollobordas dhe duke iu lepire bullgareve po shpreson se te hedhin nje pasaporte? Nuk kemi asgje kunder bullgareve po edhe ti mjaft furcat se na hape barkun. servil

  3. Nuk është e rastit që të gjitha vendet e ish perandorisë komuniste popujt e të cilave i kanë përjetuar në kurrizin e tyre diktaturat mizore, i bëjnë thirrje disa vendeve perëndimore, që të ndihmojnë popujt e Shqipërisë e Maqedonisë e jo qeveritë e tyre sorosiane të korruptuara.
    Janë propoganda tërësisht mashtruese ata që përhapin gënjeshtrat e Ramës se opozita demokratike, nuk e do integrimin europian dhe po e “baltos” Shqipërinë.
    PD si partia e parë më e madhe e djathtë shqiptare që lindi kur u përmbys në Europë perandoria komuniste, me të mirat e dobësitë e saj, që në fillim et e saj e deri sot, si objektiv të saj politik ka pasur ta bëjmë Shqipërinë si Europa apo që Shqipëria të integrohet sa më shpejtë në Europë.
    Edhe LSI lindi si një fraksion i PS duke u shndruar në një parti të tretë, me thirjen për integrim “socialist” të Shqipërisë në BE.
    Duhet pranuar se në retorikë, edhe ish ministri i fundit i sigurimit i diktaturës enveriste, sot kryetar kuvendi, Gramoz Rruçi, na është bërë partizan i kapitalizmit perëndimor, por sadoqë zhvillimet e këtyre tre dekadave të fundi, e detyruan edhe ish partinë e punës, që të “përqafojë” sistemin kapitalist demokratik, a mund të besohet se ish enveristët të jenë më të dashuruar me demokracinë perëndimore, sesa partia semokratike që lindi me këtë mision në përballje të ashpër me “të majtën” shqiptare ?
    Padyshim që edhe socialistët shqiptarë që dolën nga ish Partia e Punës, në këto tre dekada edhe i kanë moderuar qëndrimet e tyre politike pasi mendimi politik edhe mund të ndryshojë e të evoluojë me kohën.
    Mendimi politik mund të ndryshojë edhe tek ish enveristët, ama interesat “kllasore” siç i quante Enveri, transmetohen në disa breza.
    Prindërit e gjyshërit e socialistëve të sotëm, e quanin veten diktaturë e proletariatit e kjo ju jepte të drejtën të qeverisnin pa alternativë tjetër politike me një diktaturë monopartiake.
    Me ndryshimet e sistemit, trashëgimtarët e diktaturës së proletariatit, duan sot përsëri që të sundojnë të vetëm duke pasur pushtetin e parave të pista, e duke e konsideruar politikën mafioze si politikë demokratike kapitaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *