• |
ide | kryesore

Dalin detajet e ngjarjes në Shkodër, trupi i viktimës u gjet nga të afërmit

Lajme, Të fundit

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar, shtatasi Lazër Arra, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Mësohet se viktima u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Trupi i pajetë i Arrës është gjetur në malësinë e Shoshit nga të afërmit e tij, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shkodrës. Autori/ët  kanë qëlluar me automatik dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Forcat policore kanë një prezencë të shtuar në zonë për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ëve të krimit, si edhe për të zbardhur arsyet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu