• |
ide | kryesore

Bllofi i Ramës me padinë kundër gazetarit Peter Tiede

-Instant, Kryesore

Në muajin qershor Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshijen e dejtuesve të  të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e povave hetimore ishte krim i rëndë.

Kanë kaluar katër muaj, por nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.

Për të mësuar mbi ecurinë e saj, Exit.al bashkëpunoi me një avokat gjerman, Nils Bruckhuisen, përmes të cilit u përpoqëm të kuptonim akuzat e mundshme që Zoti Rama mund të kishte ngritur ndaj Bild dhe Zotit Tiede, bazuar mbi ligjet gjermane, por edhe për të peshuar gjasat e fitimit të një çështjeje të tillë.

Në një artikull vlerësues që ne botuam, bazuar në arsyetimet e Zoti Buckuisner, mbas vlerësimit të fakteve të bëra publike deri tani, arritëm në përfundimin se padia e Zoti Rama ndaj Bild, qoftë civile apo penale, ka pak gjasa të jetë e suksesshme.

Por, spekulimeve të Exit.al mbi meritat e mundshme të padisë, i dha fund Zoti Tiede, i cili pasi lexoi artikullin tonë na informoi:

“Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!”

Zoti Tiede i referohet një letre të dërguar në muajin gusht nga përfaqësuesit e Kryeministrit Rama, që sikurse e kemi raportuar më parë, është injoruar nga Bild.

Me gjasë, në këtë letër avokatët e Zoti Rama kanë pretenduar se Bild ka shtrëmbëruar faktet me botimin e audiopërgjimeve dhe kanë kërkuar botimin e një përgënjeshtrimi nga ana e saj apo më pak gjasa, një dëmshpërblim, për ta zgjidhur çështjen “me mirëkuptim” midis palëve.

Normalisht, kur letra të tilla shpërfillen, ato pasohen nga një padi.

Por kjo nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht kërcënimeve dhe mburrjes publike, Kryeministri Rama nuk e ka paditur kurrë gazetën Bild dhe Peter Tieden në gjykatat gjermane.

Exit.al

10 Comments

      1. picken e sim meje nuk ka shance, por do ta kete me te lehte te marre aate te motres, gruas apo vajzes tende! Baxhelle socialiste!

  1. Rama kèrkoi nga gazetari per Te
    Mos vazhduar me botimet e pergjimeve çfar u botua ne gazeta ja fali rama vetem Te lutem tha rama bollllll

  2. Neritan salihu ajo letra luajti rol ke peteri I luluse,se o duhej ti botonte te plota ose vetem gjygji do e ndante,peteri dhe lulu u terhoqen,noka paloka mziu ishin ne pergjime,por peteri nuk I kishte mare milionat,zgjedhjet u bene lulu ka mare rruget per ne amerike,hetimet e lobimit rus vazhdojne dhe ne amerike.

  3. Mos u lodhni o njerez se rate telef . Nje pjes reklam likes nje pjese sales nje pjes luli pastaj hidhen te ky drogaxhiu i fundit superhaduti….. e ku di une. Hidhu ketej e pritu ketej. Te gjithe jane nje m….i stermadh qe ka qelbur dynjan. E kush te doje ta haje i befte mire. Po le ta beje me qetsi dhe dashuri. Pa u mllefosur me pjesen tjeter qe nuk i pelqen ta haje se eshte i helmatisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu