• |
ide | kryesore

Detajet, si u grabitën paratë e pensioneve në Bulqizë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autorët e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë duket se kanë patur një plan të qartë… Fillimisht ata kanë vëzhguar itinerarin e furgonit të postës që bënte transportin e parave nga Bulqiza në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë.

Pasi kanë mësuar oraret dhe sa persona e shoqëronin, autorët kanë filluar zbatimin e planit të tyre duke ndërhyrë në momentin që furgoni ka lënë paratë në postë.

Ata kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas kanë shqyer derën duke marrë të gjithë paratë që gjendeshin aty.

Mësohet se shume e grabitur është 460 mijë lekë (të reja) dhe ishin paratë e pensioneve që do t’u shpërndaheshin të moshuarëve të zonës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, por nuk ka ende gjurmë të autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *