• |
ide | kryesore

Albin Kurti publikon letrat e marra për fitoren, mungon urimi i Ramës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” të gjitha letrat e urimit të adresuara nga liderët e rajonit.

Ndër to, bien në sy urimet që Kurti ka marrë nga politikanë shqiptarë dhe eksoponentë politikë të rajonit, si kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev etj. Ndërsa, në përgjigje, drejtuesi i VV-së i ka përshëndetur të gjithë.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje,”-shkruan Kurti në postimin e tij.

Por, mes dhjetra letrave të marra, mungon urimi i kryeministrit Edi Rama, që shton dyshimet për një marrëdhënie “të ftohtë” ndërmjet dy politikanëve bashkëkombas. Megjithatë, në prononcimet e tyre, asnjë nuk e ka pranuar pasjen e mosmarrëveshjeve, por janë shprehur të gatshëm për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes dy vendeve.

POSTIMI I PLOTË:

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *