• |
ide | kryesore

Champions/ Inter kundër Dortmund për jashtë ose brenda: nuk rrezikon më pak Liverpool

F1, Sport



E mërkura sjell sfida të tjera emocionuese në Champions League, ku situate është më shumë se e ndërlikuar mbi të gjithë për Inter, por edhe Liverpool e Valencia, të thirrur në cështje për të mos gabuar. Përballje e fortë është edhe ajo mes Ajax dhe Chelsea në kërkim të kreut të Grupit H.

Grupi E – Kampionët në fuqi të Europës vuajnë atë debutim me humbje kundër Napolit, ndaj në Genk kanë nevojë me cdo kusht për një fitore, për të siguruar pozitat në zonën kualifikim. Skuadra e Klopp në transfertat europiane ka një lloj ngërci, që nuk i ndodh në Premier League, ku nuk njeh humbje që kur ka filluar kampionati. Belgët kanë treguar se mund ti krijojnë problem kundërshtarëve në shtëpi dhe Napoli e provoi vetë. Në anën tjetër italianët e Ancelotti nuk është se do e kenë shëtitje transfertën në Austri kundër Salzburg. Një pikë ndajnë tre skuadrat e para në këtë grup, ndaj gjithcka është në lojë.

Grupi F – San Siro është epiqendra e mbrëmjes europiane të së mërkurës me Inter që nuk ka më asnjë shans tjetër për të rihapur lojën për kualifikim. Zikaltrit e Antonio Conte pa një fitore ende, duhet të mposhtin Borussia Dortmund, që ka në bonuset e saj edhe një barazim me Barcelonën. Katalanasit nuk mund të gabojnë shansin për tu shkëputur në transfertën me Slavian, por për vendin e dytë zgjidhja është sonte në San Siro. Pa Alacer e Reus, Borussia kërkon pikë në transfertë, të paktën për të mbajtur prapa zikaltrit, ndërsa fitorja i ruan kreun e grupit. Sensi do ti mungojë shumë mekanizmit të Conte, që edhe në konferencë për shtyp e bëri të qartë se nuk ndryshon konceopt për mënyrën e tij të të bërit futboll.

Grupi G – Leipzig mund të përmbysë situatën në grup, me një fitore kundër Zenit. Me katër pikë rusët janë proviziorisht të parët, në shoqërinë e Lyon. Një fitore në transfertën gjermane do të ishte një hap i sigurtë drejt kualifikimit. E njëjta gjë edhe për Lyon, që duhet të shkojë të fitojë në Lisbonë kundër Benfikës. Portugezët kanë qenë zhgënjimi i madh i grupit G me asnjë pikë në dy ndeshjet e para. Nëse duan të kenë një mundësi për tu kualifikuar, duhet të fillojnë të fitojnë, menjëherë.

Grupi H – Ajax e Chelsea do ta zgjidhin mes tyre forcën kryesore të grupit, por kujdes nga Valencia, që nuk është larg mund të përfitojë nga përballja e dyfishtë mes hollandezëve dhe londinezëve. Ajax me 6 pikë ka treguar se nuk e ka humbur kualitetin pavarësisht ikjes së De Ligt e De Jong, por skuadra e Lampard mund të bëjë diferencën falë formës së shkëlqyer të Abraham. Në ndeshjen tjetër spanjollët kanë mundësinë më të mirë për gjashtë pikë në dy përballjet me Lille, që deri tani ka zero pikë.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
21:00 Genk ? – ? Liverpool
21:00 Salzburg ? – ? Napoli
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Inter ? – ? Borussia Dortmund
21:00 Slavia Prague ? – ? Barcelona
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
18:55 RasenBallsport Leipzig ? – ? Zenit St. Petersburg
21:00 Benfica ? – ? Lyon
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
18:55 Ajax ? – ? Chelsea
21:00 Lille ? – ? Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *