• |
ide | kryesore

Informacione për drogë, armë e kontrabandë, operacion “blic” në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Dhjetra furgonë policie kanë zbarkuar në Portin e Durrësit në kuadër të një aksioni “blic” pas informacioneve  se në port mund të ketë lëndë nakotike, armë edhe kontrabandë.

Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejner.

Mësohet se porti është i rrethuar gjithashtu nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.

Operacioni në Durrës vjen një muaj pas kapjes së 137 kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve në Portin e Durrësit. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *