• |
ide | kryesore

Rama tjetër favor për të pasurit, ulen taksat për makinat e luksit

Lajme, Të fundit



Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti. “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: të kenë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Po ashtu në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura. tashmë kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.

Mbështetje do të ketë dhe për sportin, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri përmes uljes së tatimit për të ardhurat personale. Në darft janë parashikuar edhe disa ndryshime ligjore në kuadër të procesit të fiskalizimit./ora



2 Comments

  1. Ky plehte vetem socialist apo social demokrat nuk eshte.

    U I ersitetet publike I beei me pagese, spitalet publike I saboton.

    O ndyrresire.

    Partia jote duhet te kopjoje Danimarken dhe Suedine.

  2. Aha…. parashikohen rritje sigurimesh te deryrueshme shoqerore e shendetesore.
    Keshtu funksionojne keto skema me kete qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *