• |
ide | kryesore

Selena flet për Haileyn dhe Justin

Paparazzi, Slider



Selena Gomez dhe Justin Bieber mund të jenë ndarë më shumë se një vit më parë, por është goxha e qartë që ndarja ka qenë goxha e vështirë për këngëtaren. Selena dhe Justin i dhanë fund në mars të 2018-s dhe vetëm pak muaj më vonë, Justin u fejua me Hailey Baldëin, që është tashmë gruaja e tij. Gjithë kjo s’mund të ketë qenë e lehtë për Selena-n dhe prandaj ato emocione u kthyen në dy këngë, të titulluara “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now.”

“Pjesa e dy mujorit do të ishte më e vështirë për këdo, sepse të dhemb më shumë se një ndarje të shohësh atë që do me dikë tjetër,” tha Ryan. Selena ra dakord, por për fat të keq,  la të kuptohej që kjo s’ishte hera e parë që Justin gjente një zëvendësuese shkurtimisht pasi ndahej nga ajo. Selena tha:

“Jam shumë mirënjohëse, sepse e kam përjetuar me miliona herë dhe këtu qëndron fatkeqësia e punës sime. Është realiteti për mua dhe jam e sigurt që për të tjerët është thjesht argëtim. Mendoja se isha mpirë dhe do të ishte budallallëk nga ana ime nëse nuk flisja për të që ndodhi. Do të ishte e pavërtetë. Dhe unë synoj të jem e vërtetë. e di që ka me mijëra njerëz që ndihen si unë, burra dhe gra, që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Është realiteti i tyre. Për më tepër, me praninë e rrjeteve sociale, s’ka rëndësi nëse je në pozitën time a jo sepse gjithmonë do të gjesh një hapësirë negative. Prandaj bëj disa hapa mbrapa dhe fokusohem te ajo që po bëj unë dhe te asnjeri tjetër.”

Selena gjithashtu foli për frazën “Duhet të të urreja ty që të doja veten” nga “Lose You to Love Me,” dhe tha se përmbledh emocionet që ndjente ajo në privatësi. “Janë gjithë ndjenjat, apo jo? Kaloj nga e lumtur dhe e ndjeshme, kuptoj gjithçka dhe acarohem. Thjesht doja t’u jepja vlerë gjithë këtyre ndjenjave sepse janë kaq të vërteta për mua,” shtoi ajo.

Gjithë këto biseda, drama, kunja për Justin dhe Hailey sjellin rrjedhimisht pyetjen, a do të publikojë më këngë të tjera për ta? Selena tha se i dha fund asaj periudhe të jetës. “Këto dy këngë ishin fjongoja e kutisë ku mbylla atë periudhë të jetës,” tha ajo. “Pjesa tjetër e albumit do të flasë për të tanishmen dhe të ardhmen. Janë këngë shumë të bukura të dyja, por më të mirat s’janë publikuar ende.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *