• |
ide | kryesore

Yllka Mujo, Amos dhe Elia së shpejti në skenën e teatrit si familje

Arkiva, Paparazzi, Slider



Amos Mujo Zaharia është  një nga artistët i cili po ngjit rrugët e suksesit gjithmonë edhe më shumë. I rritur nga një familje artistësh, Amosi tregon në një intervistë të zhvilluar në programin “Rreze Dielli”, se ky është momenti për të sjellë në skenën e teatrit një shfaqje që do t’i bëjë bashkë të gjithë si familje, Yllka Mujon, Amosin dhe Elian! “Mamaja na ka dhënë një liri absolute të dyve për të zgjedhur, edhe mua edhe Elias. Kemi bërë një projekt që nuk ka dalë akoma, shfaqje teatri, të tre së bashku si në jetë, Yllka nëna, Elia motra dhe unë vëllai, vetëm se ajo është një ‘histori makabër’, ku nëna dhe vajza vrasin djalin, sepse nuk e dinin që ishte djali, nëna dhe motra ushqeheshin duke vrarë klientët e hotelit që kishin, nuk kemi patur mundësinë t’ia shfaqim publikut por do të vijë shumë shpejt”, shprehet ai gjatë intervistës. Kujtojmë se artisten Yllka Mujo dhe fëmijët e saj i kemi parë së bashku në skenën e Këngës Magjike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *