• |
ide | kryesore

Detajet/ Vdekja e kreut të ISIS. Shpërtheu me dinamit brenda një tuneli veten dhe 3 djemtë

Kryesore, Planet

Donald Trump njoftoi të dielën se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, “vdiq si qen i frikesuar” si rezultat i një sulmi të forcave speciale amerikane. “Mbrëmë, SHBA-të bënë drejtësi ndaj numrit një të terrorizmit në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur”, tha Trump.

Presidenti e konsideroi operacionin dhe vdekjen e Al-Baghdadit si “më të madh se ate ndaj Bin Ladenit”. Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaedës dhe udhëheqësi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, u vra në vitin 2011 në një operacion gjatë presidencës së Barack Obamës. “Ky është operacioni më i madh që ka ndodhur.

Ky ishte më i keqi ndonjëherë. Osama bin Laden ishte i madh, por Osama bin Ladeni u bë i madh me Qendrën Botërore të Tregtisë. Ky është një njeri që ndërtoi një shtet tërësi, siç dëshironte ta quante”, tha Trump, duke iu referuar krijimit të Shtetit Islamik nga Al-Baghdadi.

Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa tetë helikopterë që transportonin trupat speciale amerikane, depërtuan ne territorin e rrezikshëm drejt bazes në veri të Sirisë, në fshatin Barisha të Idlib ku ndodhej Abu Bakr al-Baghdadi. Shumë avionë të tjerë amerikanë dhe anije u përfshinë gjithashtu në mision.

Lexo me tej:

Kush ishte Abu Bakr al-Baghdadi, “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Helikopterët u ndeshen gjatë rrugës me të shtëna. Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën u zune rob. Dy nga gratë e Baghdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyer. Në fund, Al Baghdadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasjeje, u fut në një tunel pa dalje me tre fëmijë nga femijet e tij.

Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë e ndiqnin pas dhe e aktivizoi eksplozivin në jelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi, por u identifikua pas testeve te ADN.

“Unë pashë shumë nga operacioni. Asnjë ushtarak yni nuk u vra gjatë operacionit, ndërsa një numër i madh i luftëtarëve dhe shokëve të Al Baghdadit u vranë me të”, tregoi Trump duke, shtuar se “Ai vdiq pasi vrapoi në një tunel pa dalje, duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.

Presidenti shtoi se Al Baghdadi tërhoqi tre prej fëmijëve të tij bashkë me të. “Ata u çuan në një vdekje të sigurt. Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë tanë e ndoqën atë. Ai ndezi jelekun e tij me eksploziv, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Krimineli që u përpoq aq shumë për të trembur të tjerët i kaloi momentet e tij të fundit , në panik dhe frikë totale, i tmerruar nga forcat amerikane që e ndiqnin atë”, tha Presidenti duke shtuar: “Ai nuk vdiq si një hero, ai vdiq si një frikacak, duke qarë, duke bërtitur dhe duke çuar tre fëmijë drejt vdekjes bashke me të’.

5 Comments

  1. Ai vdiq pasi vrapoi
    në një tunel pa dalje,
    duke qarë dhe duke bërtitur
    gjatë gjithë rrugës…

    Kështu perfundon cdo Tiran.

    Amok.

  2. U vra Bin Ladeni ma vone u krijua shteti i Isisit, u shkatarua shteti i isisit e u vra Baghdadi, çfar do shohim ma vone?. Ka shume gjera qe nuk shkojne ne kete pjese te Botes. Pushtimi i Irakut nga ShBA nxori ne siperfaqe merrite e armiqesite fetare,nacionale, ideologjike etj. Politika boterore duhet ti rishikoj te gjitha politikat e saj ne kete rajon sepse atje po shkohet nga nje front lufte ne nje front tjeter lufte. Ne lindjen e Mesme nuk duket per se afermi qe do kete paqe.

  3. Hahaha lloqe amerikanesh. Jeni bere gazi i botes. Mos na fyeni.inteligjencen. mjaft eshte mjaft o ufo njerez. Mjaft eshte mjaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu